Masat efektive për kontrollin e pandemisë, rikuperimi i vendeve të punës dhe vaksinimi masiv i popullatës, shtuan optimizmin e popullatës, pasi shpenzimet konsumatore të familjeve kanë vazhduar të zgjerohen. Për të tretin tremujor radhazi, INSTAT raportoi rritje të fortë të konsumit, veçanërisht të produkteve industrial dhe hidrokarbureve.
Sipas INSTAT, shitjet në volum në tregtinë me pakicë gjatë tremujorit të parë të 2021-shit, janë rritur 3,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020. Sinjali për rigjallërimin e ekonomisë u dha që në tremujorin e tretë të 2020-ës, kur shitjet në volum në tregtinë me pakicë shënuan me 12 %, krahasuar me tremujorin e 2-të të 2020-ës dhe 0.7 % krahasuar me tremujorin e tretë të 2019, që përkon me periudhën para pandemisë, por edhe para tërmetit të 2019-ës.