Gjysma e qytetarëve të rritur në Mbretërinë e Bashkuar kanë marrë dy doza të vaksinës kundër koronavirusit, kanë njoftuar autoritetet.
Kjo vjen një ditë pasi Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock njoftoi se 75% e të rriturve në Mbretërinë e Bashkuar kishin marrë dozën e parë.
Lajmi është duartrokitur edhe nga kryeministri Boris Johnson, i cili ka postuar në Tëitter një video për të falënderuar të gjithë ata që janë përfshirë në skemën e vaksinimit.
“Gjysma e popullsisë së rritur në Mbretërinë e Bashkuar tani është plotësisht e vaksinuar. Është një arritje e jashtëzakonshme, e bërë e mundur nga secili prej jush që vjen përpara. Tani le ta përfundojmë punën. Kur të jetë radha juaj, merrni vaksinën, ” shprehet ai.