Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeth II do të takohet me presidentin amerikan Joe Biden dhe Zonjën e Parë Jill javën e ardhshme. Lajmin e bën të ditur Pallati Buckingham.

Takimi në kështjellën Windsor të dielën e 13 qershorit përkon me përfundimin e vizitës të Biden në Britani për samitin e G7 të liderëve nga ekonomitë më të mëdha në botë.

Presidenti amerikan bëhet kështu i dymbëdhjeti që Mbretëresha takon si monarke e Britanisë. Ajo takoi edhe paraardhësit e tij Donald Trump dhe Melania Trump në Pallatin Buckingham në 2019.

Madhështia e saj u takua për herë të parë me një president në shërbim të SHBA, Harry S Truman, si Princesha Elizabeth në 1951. Që atëherë ajo është takuar me të gjithë liderët e zgjedhur amerikanë gjatë 69 viteve të saj në fron, përveç Lyndon B Johnson.