Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në kuadër të vizitës në SHBA, zhvilloi një takim me kongresmenin e Connecticut Jim Himes.

Veliaj dhe Himes diskutuan për progresin që ka bërë Tirana në kuadër të “Tirana kryeqyteti Europian i Rinisë 2022”.

Veliaj tha se marrëdhëniet mes Amerikës dhe Bashkimit Europian kanë rëndësi të veçantë për të rinjtë.

“I lumtur që u takova me Kongresmenin e Connecticut-it, Jim Himes, për të ndarë së bashku zhvillimin e Tiranës në prag të European Youth Capital 2022. Në të kaluarën, marrëdhëniet transatlantike SHBA-BE ishin jetike për të rinjtë, por sot ato janë edhe më të rëndësishme”, tha Veliaj.