Eva Murati është një nga moderatoret më simpatike shqiptare, që ka bërë për vete edhe teleshikuesit e huaj. Moderatorja sportive tashmë është bërë shumë e njohur edhe jashtë kufijve shqiptarë, si në Turqi, Itali apo Greqi. Mediat e huaja i kanë dedikuar shpesh artikuj të veçantë, duke e vlerësuar moderatoren jo vetëm për bukurinë, por edhe shkathtësinë dhe elokuencën e saj.

Së fundmi, moderatorja simpatike na tregoi se është ‘single’ nëpërmjet publikimit të një historie rrjetesh sociale. “Kam një shoqe beqare shumë të këndshme, por pa fat në dashuri. Ju lutem kërkojmë ndihmën tuaj duke qenë se jeni faqe me shumë ndjekës. Ajo ka një kusht të veçantë: kërkon të lidhet vetëm me një shigjetar. Ps: vajza është 24-vjeç”, thuhej në postimin që zgjodhi të publikonte ajo.

Siç duket Eva ka zgjedhur pikërisht këtë për të dhënë dhe ajo më shumë detaje përsa i përket shijeve të saj personale.

“I them shoqeve të mia të mos bëjnë më publike çfarë diskutoj në privatësi. I dua shigjetarët”. Pra Eva na dha një sinjal apo jo? Ajo jo vetëm që është single, por madje personin e zemrës e dashka një shigjetar. Kohë më parë, bukuroshja ka treguar se nuk do as jetë luksoze dhe as bukuri fizike, por vetëm vëmendje maksimale dhe mbështetje emocionale. “Kjo ishte një shaka, por thjesht për t’ju përgjigjur disa mesazheve: