“Net Magjike”, këngë e kënduar nga Gianna Nannini dhe Edoardo Bennato me rastin e Italia ’90, është bërë kolona zanore e Italisë edhe në Euro 2020.

“Axurrët” e dëgjojnë gjithmonë në autobus dhe e këndojnë gjithmonë para s e të mbërrijnë në stadium dhe pas çdo fitoreje.

Para pak ditësh, ka bërë xhiron e internetit videoja e lojtarëve që këndojnë të gjithë bashkë të përqafuar para hotelit këngën e famshme.

Një himn për Italinë që ishte dhe Italinë e re, ajo e ndërtuar nga trajneri Mancini, i cili ka siguruar çerekfinalet falë fitores 2-1 në kohën shtesë kundër Austrisë.

Edhe Wanda Nara, gruaja e Mauro Icardi-t, i është bashkuar festës së “axurrëve” për fitoren e djeshme dhe ka postuar një video në rrjetet sociale në momentin e golit të dytë të shënuar nga Pessina.

Dhe në sfond nuk mund të mungonte… “Net Magjike”, kënga “hit” italiane që nuk njeh kohë dhe që shoqëron sukseset italiane.