Një krim makabër ishte ai që ndodhi në Greqi pak javë më parë, ku u mbyt 20-vjeçarja Caroline në sy të foshnjes së saj, ndërsa zbardhja e ngjarjes u bë akoma më dramatike, teksa autor i tragjedisë ishte pikërisht bashkëshorti i të resë, piloti 32-vjeçar i quajtur Babis.

20-vjeçarja u gjet e vrarë, në papafingo të shtëpisë, pranë krevatit të fëmijës së saj 11 muajsh, ndërsa burri i saj 32 vjeç, kishte krijuar një skenë sikur ishte i lidhur në një karrige në dhomën e gjumit, por pas hetimeve disajavore ishte pikërisht teknologjia që e zbuloi atë dhe tashmë ndodhet i arrestuar.

“Daily Mail” ka publikuar pamje të 20-vjeçares, teksa luante me fëmijën e saj pranë detit, ku siç shihet në video ajo duket e lumtur me fëmijën e saj. Ky do ishte dhe momenti i fundit që ajo do e shikonte fëmijën e saj, pasi burri i saj grek e mbyti me jastëk me justifikimin se Caroline donte të ndahej.