Shi Zhengli, shkencëtarja kineze e Institutit të Virologjisë në Wuhan, e njohur si “Gruaja lakuriq” për studimet e saj mbi koronaviruset me origjinë nga lakuriqët e natës, flet për herë të parë.
E pandehur, ose të paktën si një person i informuar për faktet, ajo ka heshtur deri tani, sipas atyre që bëjnë thirrje për një hetim të ri në qytetin epiqendër të pandemisë (Joe Biden ka urdhëruar një shtesë të hetimit për inteligjencën e SHBA). Por, për kinezët është heroina e kombit.
Virologia ka hedhur poshtë përsëri dyshimin se laboratori i saj përmbante burimin gjenetik të koronavirusit që dha shkas për Sars-Cov-2 dhe e la atë të dilte prej andej.
Dhe në telefon, duke iu përgjigjur gazetës amerikane “New York Times”, që e pyeste pse nuk dha prova mbi pafajësinë e saj, ajo tha me zemërim, “si dreqin mund t’ju jap prova për diçka që nuk ka provë? Këto shpifje hidhen mbi një shkencëtare të pafajshme”.
Intervista e shkurtër, vazhdoi me email. Dr.Shi, 57 vjeçe, mohoi që tre studiues nga laboratori në Wuhan u sëmurën në nëntor 2019, duke paraqitur simptoma të përputhshme ose me gripin sezonal ose me Covid-19, siç beson një pjesë e inteligjencës amerikane: “Nuk kemi pasur asnjë rast, mund, më jepni emrat e tyre për të na ndihmuar të verifikojmë”.
Laboratori në Wuhan punëson 300 studiues dhe është një nga dy qendrat kineze që kanë një seksion të akredituar të nivelit 4 të Bio-sigurisë, siguria maksimale që lejon eksperimentet e ” gain of function”, që synojnë modifikimin e patogjenëve duke i rritur për t’i studiuar më mirë dhe vlerësuar rreziqet e sëmundjeve infektive.
Në vitin 2017, Shi dhe kolegët e saj publikuan një studim mbi një eksperiment në të cilin ata krijuan koronavirusë të rinj hibrid nga mostrat e marra nga lakuriqët e natës që infektuan shpellat në Yunnan, pothuajse të transmetueshme për njerëzit.
Qëllimi ishte studimi dhe parandalimi i aftësisë së tyre për të replikuar në qelizat njerëzore. Por Shi Zhengli, siguron se eksperimenti nuk përfshinte praktika të “fitimit të funksionit” dhe që nuk ishin bërë hapa të gabuar ose gabime të rrezikshme.
Të hënën, “Sky News Australia TV”, transmetoi një video që është xhiruar në vitin 2017, në të cilën lakuriqët e natës shihen në kafaze në laboratorin e sigurisë së sapo inauguruar 4 në Wuhan: një rrethanë e mohuar deri më tani dhe e pa zbuluar nga ekipi i ekspertëve të dërguar në qytet nga OBSH shkurtin e kaluar.
Shi Zhengli kurrë nuk foli për sjelljen e lakuriqëve të natës, që kishte shkuar për të studiuar në ekspeditat e shumta në Yunnanin e largët në Wuhan, ku sipas burimeve të tjera amerikane, tre punonjës të ngarkuar me pastrimin e një miniere nga zogjtë do të sëmureshin dhe vdiqën në vitin 2012.
Aty u dërgua për të hetuar Shi Zhengli, por ajo thotë se studimi i mostrave të marra nga ata punëtorë, nuk përmbante asnjë koronavirus të ngjashëm me ato të tipit Sars (të cilat japin sindroma pulmonare si Covid-19).
Së shpejti mjekja do të publikojë një studim të ri mbi atë episod të errët. Në vitin 2019, shkencëtarja kineze ishte vlerësuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe u zgjodh në Akademinë Amerikane të Mikrobiologjisë.
Çështja tani ka krijuar polemika të reja, sepse instituti në Wuhan kishte marrë fonde të qeverisë amerikane për kërkimet e tij (600.000 dollarë).
Dyshime ka edhe për faktin se në Wuhan disa eksperimente mbi viruset e lakuriqëve të natës, u kryen në laboratorë me Biosigurinë e Nivelit 2, ku siguria është më e ulët se Niveli 4.
Sipas Shi, në Kinë lejohet të bëhen kërkime të tilla në mjediset Bsl-2, sepse nuk ka prova që lakuriqët e natës mund të infektojnë drejtpërdrejt njerëzit.
Emaili i fundit nga studiuesja kineze për prestigjiozen “New York Times”, thotë: “Unë jam e sigurt se nuk kam bërë asgjë të keqe, nuk kam asgjë për t’u frikësuar, çështja nuk ka bazë shkencore dhe është politizuar”.
Amerikanët vërejnë se presidenti Xi Jinping, duke folur për politikën vitin e kaluar kujtoi se “shkenca nuk ka kufij, por shkencëtarët kanë një atdhe” (dhe Kina e identifikon veten me Partinë-Shtet). Sidoqoftë, rezulton se Shi Zhengli nuk ka një teserë të Partisë Komuniste Kineze.(Gazeta “Si”)