Një diamant i madh më shumë se 1.000 karat, i cili mund të jetë i treti më i madhi në histori i nxjerrë nga minierat, u zbulua në Botsvanë të Afrikës. Guri i çmuar me cilësi të lartë, me peshë 1098,3 karat u nxorr në fillim të këtij muaji në minierën Jwaneng në pronësi të firmës Debswana, kompani minierash në pronësi të përbashkët të qeverisë dhe grupit De Beers. “Me prezantimin e kësaj fabrike të mrekullueshëm të teknologjisë së lartë për zbulimin e diamanteve, kam shpresë se do të jemi në gjendje të gjejmë më shumë diamante të mëdhenj,” tha Lynette Armstrong, drejtoresha e përkohshme e kompanisë. “Kjo është një arritje e madhe metalurgjike, sipas të gjitha standardeve të nxjerrjes së një diamanti të kësaj madhësie të paprekur përmes fabrikës sonë konvencionale,” tha ajo.
Diamanti me përmasa- 73x52x27 milimetra – është diamanti më i madh me cilësi të lartë i gjetur në minierat e Debswanas në historinë më shumë se 50-vjeçare të kompanisë, tha ajo. Diamante janë zbuluar në Botsvana në vitin 1967, ndërsa kompania Debswana u formua në vitin 1969.
Diamanti i fundit i gjetur në minierën Jwaneng në vitin 1993 ishte një gur me peshë 446 karat, tha ajo. Diamanti i madh është një lajm i mirë për ekonominë e Botsvanës, që ka përjetuar një rënie të konsiderueshme gjatë pandemisë COVID-19. Diamantet përbëjnë rreth dy të tretat e fitimeve të eksportit për Botsvanën.