Achraf Hakimi është një nga lojtarët që Interi mund ta shesë për të rregulluar situatën financiare. Ofertat për të nuk mungojnë. Chelsea konsiderohej favorit për transferimin e marokenit, pasi u raportua se ishte gati të ofronte 60 milion euro dhe kartonin e Marcos Alonso.
PSG nga ana tjetër nuk është dorëzuar. Gianluca Di Marzio raporton se francezët në orët në vijim do të ofrojnë 75 milion euro për transferimin e Hakimi. Interit i intereson të arkëtojë sa më shumë para dhe e ka shprehur shumë që nuk do lojtarë në këmbim të mbrojtësit. 80 milion euro është çmimi që i kanë vënë Hakimit.