during the Serie A match between Atalanta BC and Pescara Calcio at Stadio Atleti Azzurri d'Italia on March 19, 2017 in Bergamo, Italy.

Trajneri që ka bërë të njohur në futbollin e madh Lorenzo Insigne dhe Ciro Immobile te Pescara, Zdenek Zeman, ka bërë disa deklarata për Gazzetta dello Sport në lidhje me ish-lojtarët e tij.

“Kur i kam parë të luajnë bashkë më kanë sjellë në mendje kohën kur vishnin fanellën e Pesacara-s nën drejtimin tim. E gjejnë njëri-tjetrin me sytë mbyllur”, ka thënë Zeman. Disa pyesin nëse një su lm me Insigne dhe Immobile mund të krahasohet me reparte ku janë lojtarë si Mbappe dhe Lukaku.

“Unë e mendoj ndryshe”, ka thënë Zeman. “Ka shumë lojtarë që mund ta vendosin ndeshjen individualisht, të tjerë janë mësuar ta mbulojnë të vetëm zonën e rreptësisë. Ndërsa Immobile dhe Insigne formojnë një dyshe, kjo është e bukura e tyre. Luajnë bashkë për njëri-tjetrin, kërkohen dhe gjejnë njëri-tjetrin”.