Prej orës 08:00 të mëngjesit të sotëm 75 mijë anëtarë të Partisë Demokratike kanë nisur t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur drejtuesin e tyre të ri ku në garë janë Lulzim Bashës, Agron Shehaj, Edit Harxhi dhe Fatbardh Kadilli.

Ndërsa vijon votimi prej orës 08:00 në të gjithë vendin për anëtarët e PD për të zgjedhur kryetarin e tyre të ri, janë shfaqur edhe incidentet e para.

Burime për Report Tv konfirmojnë se te njësia 5 kanë nxjerrë jashtë vëzhguesen e Agron Shehajt sepse bënte zhurmë kishte pretendime.