Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është zgjeruar gama e analizave falas. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një video-mesazhi në rrjetin social “Facebook” shprehet se tashmë të gjithë pacientët që marrin shërbim në qendrën më të madhe në vend do të mund të kryejnë një sërë analizash me standardet më të larta.
“Zgjerohet gama e analizave falas, që siç shprehen vetë mjekët, janë me standardet më të larta, për të gjithë pacientët që marrin shërbim në qendrën më të madhe spitalore në vend. E njëjta cilësi do të jetë në 18 spitale, me ngritjen e rrjetit supermodern të laboratorëve publikë”, bën me dije Manastirliu.