Simone Inzaghi është trajneri i ri i Interit. Kjo u njoftua nga klubi zikaltër, i cili zgjodhi ish-trajnerin e Lazio për të zëvendësuar Antonio Conte. Kontratë 2-vjeçare për ish-sulmuesin, që ka zgjidhur mosmarrëveshjet e fundit burokratike me klubin bardhekaltër.
Në fund, ndjenja e të provuarit të një aventure të re mbizotëroi tek Inzaghi, pas një jete të kaluar në radhët e Lazio, përjetuar fillimisht si lojtar dhe më pas si trajner. Marrëveshja për rinovimin e kontratës skadonte në qershor, por nuk ishte e mjaftueshme për të larguar sirenat zikaltër…
Ja njoftimi i kampionëve të Italisë me këtë rast: “FC Internazionale Milano mirëpret Simone Inzaghi si trajnerin e ri të ekipit të parë. Trajneri ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me klubin tonë”.
Për trajnerin e datëlindjes 1976, një aventurë e gjatë filloi më 1999, kur, në moshën 23 vjeç u ble nga Lazio e Sven-Göran Eriksson, e cila më pas fitoi titullin e saj të dytë në histori. Më 2016 erdhi emërimi si trajner i ekipit të parë bardhekaltër, pas përvojës së fituar në ekipet e të rinjve. Ky “gradim” erdhi pas largimit të bujshëm të Marcelo Bielsa. Simone Inzaghi e bindi presidentin Lotito të “vinte bastin” përfundimtar mbi të.