Edhe një dozë e vogël e vaksinës Moderna është e mjaftueshme për të prodhuar antitrupa që zgjasin me muaj pas vaksinimit. Të dy dozat e vaksinës Moderna prodhojnë mjaftueshëm antitrupa dhe qeliza T për të luftuar koronavirusin, sipas provave te 35 vullnetarë.

Në provat e hershme të vaksinës Moderna, pjesëmarrësit morën tre doza të ndryshme prej 25, 100 dhe 250 mikrogramë. Pas testimit të vaksinës, 100 mikrogramë morën “dritën jeshile” si një dozë e përshtatshme për vaksinimin me dy doza të vaksinës Moderna.

Studiuesit testuan antitrupat e 35 vullnetarëve që morën dozën më të ulët prej 35 mikrogramë, në dy doza, me 28 ditë diferencë nga njëra-tjetra. Gjashtë muaj pas dozës së dytë, pothuajse të gjithë pjesëmarrësit kishin mjaftueshëm antitrupa për të parandaluar infektimin me Covid.

Sipas studiuesve, nivelet e antitrupave dhe qelizave T ishin të barabarta me ato që gjenden në gjakun e personave që janë shëruar nga koronavirusi.