Leo Messi më në fund arriti të fitojë me Argjentinën dhe e bëri këtë duke mundur Brazilin në shtëpinë e vet dhe ngritur trofeun në “Maracana”. Në lidhje me këtë triumf të “Pleshtit” foli presidenti i Barçës, Joan Laporta, që tregoi gëzimin për kapitenin.

“E urova Leon dhe ai është shumë i lumtur. Të gjithë jemi shumë të lumtur për Leon sepse ai më në fund arriti ta kthejë Argjentinën te trofetë, së bashku me Sergio Aguero.

Jam gjithashtu shumë i gëzuar për familjen e Leos dhe për Barcelonën sepse e kemi dashur kaq shumë këtë triumf. Sot e gjithë bota është e gëzuar për fitoren e Messit në Copa America, ai e meritoi plotësisht. Ishte e jashtëzakonshme të shihnim më të mirin e historisë të fitonte atë trofe.

Në të gdhirë edhe ne kemi qarë për atë trofe, njëjtë si ai. Edhe Tebas? Sigurisht, edhe ai është një njeri i futbollit. Rinovimi? Po vazhdojmë me negociatat, gjithçka po shkon mirë”, përfundoi Laporta.