Europa ka administruar 411,128,910 doza vaksine, sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC). 66.1% kanë marrë të paktën një dozë të një vaksine kundër Covid ndërsa 48.8% janë vaksinuar plotësisht.
Sipas të dhënave, 79.9% e grupmoshave nga 70 deri në 79 vjeç janë vaksinuar plotësisht ndërsa 84.4% kanë marrë të paktën një dozë. 77.4% e grupmoshës mbi 80 vjeç është vaksinuar plotësisht dhe 80.6% kanë marrë dozën e parë.
Moshat me shkallën më të ulët të vaksinimit janë 18-24 vjeç me 19.2% që janë vaksinuar plotësisht dhe 39.1% që kanë marrë dozën e parë.
Gjithashtu, normat më të larta të vaksinimit mbi 80+ vjeç janë regjistruar në Danimarkë dhe Spanjë (100%). Përqindja më e lartë e vaksinimit midis grupmoshave 70-79 u regjistrua në Irlandë dhe Maltë (përkatësisht 99.7% dhe 100%), ndërsa në Maltë dhe Danimarkë përqindja më e lartë e të vaksinuarve ishte grupmosha 60-69 (99.1% dhe 93.2%).
Normat më të larta të vaksinimit të moshës 50-59 vjeç u regjistruan në Irlandë (89,7%) dhe Maltë (86,4%) dhe për grupmoshën 25-49 vjeç u regjistruan në Maltë (70,1%) dhe Hungari 54,9%.
Përqindja më e lartë e të vaksinuarve të moshës 18-24 vjeç u regjistrua në Maltë (71.5%) dhe Hungari (43.9%).