Që nga fillimi i procesit të vaksinimit në vend janë kryer 1, 158, 303 vaksinime kundër koronavirusit. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bën me dije se 507, 623 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës duke qenë në këtë mënyrë më të mbrojtur ndaj virusit.
Manastirliu gjithashtu ka publikuar një video-mesazh ndërgjegjësues të qytetarëve të cilët bëjnë thirrje që të mos neglizhohet vaksina. Qytetarët gjithashtu shprehen se vaksina është mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga koronavirusi.
“Nëse e doni jetën tuaj, bëjeni vaksinën”, thotë një qytetarë e cila tregon se marrë dozën e dytë të vaksinës kundër Covid-19.
Kujtojmë se Ministria e Shëndetësisë konfirmoi variantin Delta të Covid në vendin tonë. Ndërkohë zëvendësministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini , i ka bërë thirrje qytetarëve të vaksinohen me dy dozat anti-Covid, të mbajnë maska në mjedise të mbyllura dhe të shmangin grumbullimet.