Sezoni i Luanit që nis në 22 korrik do të sjellë fundin e marrëdhënieve toksike për tre shenja.
Demi-Tërhiqeni gjithmonë nga njerëzit e rrezikshëm. Përfundoni duke vuajtur, por ç`rëndësi ka? Keni duruar deri tani, por jo më. Do gjeni guximin t`i jepni fund një lidhjeje të tillë. Kjo ndarje do të hapë rrugën për një lidhje të re, të vërtetë.
Luani-E dini tashmë që të bërtiturat dhe ankesat nuk janë mënyra e duhur për të komunikuar. Ndaj po e shikoni me tjetër sy marrëdhënien tuaj. Jeni rrugës për t`u çliruar nga kjo lidhje. Mos e ndalni hapin.
Dashi-Në një nga ato zënkat tuaja do bindeni se nuk ia vlen më. Keni dyshime tradhtie mbi partnerin tuaj dhe nuk do jeni gati të vazhdoni më tej. Boll keni duruar. Sezoni i Luanit do t`ju japë guximin që ju duhet.