Çiftet e mëposhtme janë shumë të përputhshëm me njëri-tjetrit, por kjo nuk e bën marrëdhënien e tyre jetëgjatë.

Dashi më Luanin-Ky çift nuk rri kurrë qetësi. Kanë shumë energji dhe të dy partnerët do e bëjnë njëri-tjetrin të provojë gjëra që nuk e ka pasur guximin më parë. Vetëm se gjithë egoizmi që bartin do të ishte shkatërrues për marrëdhënien e tyre ndaj kjo i çon drejt një konkurrence dhe në fund ndarje.

Shigjetari me Peshoren-Kjo dyshe është shumë kokëfortë. Këto dy shenja nxjerrin më të mirën e njëri-tjetrit në një nivel emocional pasi natyra komunikuese dhe e durueshme e Peshores komplimenton personalitetin filozofik dhe liberal të Shigjetarit. Ky bashkëveprim do t’i lejojë të dy palët të mendojnë për përvojat e kaluara dhe madje edhe për thellësitë e emocioneve të tyre. Problem është kur bëhet fjalë për besimin. Të dyja shenjat janë shumë mosbesuese.

Binjakët me Ujorin-Ky çift është tepër i rezervuar emocionalisht. Lidhja funksionon mirë në kaq shumë nivele. Mjerisht, të dy e kanë të vështirë të shprehin ndjenjat dhe kjo i bën të largohen nga njëri-tjetri. Të dy zodiakët ndoshta kanë nevojë për partnerë pak më të dashur ose dikë që t`i shprehë ndjenjat.

Virgjëresha me Bricjapin-Ky kombinim është tepër platonik. Si dy nga zodiakët më inteligjentë dhe të dy mendimtarë logjikë dhe racionalë, prisni që kjo marrëdhënie të funksionojë mirë dhe funksionon në pjesën më të madhe të kohës. Problemi i tyre qëndron në nivel seksual dhe romantik. Kur bëhet fjalë për intimitet, asnjëri nga të dy nuk shquhet për pasion, pasi të dyja shenjat e kanë më shumë mendjen tek puna.