Një sfidë më vete është për qytetarët vapa e kësaj Vere, sidomos për ata që duhet të lëvizin edhe në pikun e saj. Po sipas meteorologëve, situata jo vetëm nuk përmiresohet, por të tjera rekorde do të shënojnë temperaturat këtë fund Korriku. “Deri ditën e dielë pritet që territori shqiptar të përjetojë vlera deri në 43gradë Celsius, vlerat maksimale, duke bërë që në 4 – 5 vitet e fundit kjo të jetë Vera më e nxehtë. Dhe vlerat minimale do të kenë një rritje të ndjeshme duke bërë që në zonën e ulët maksimumet të luhaten nga 25 deri 29 gradë Celsius”.
Temperaturat pritet të arrijnë maksimumin veçanërisht në qarkun e Elbasanit dhe të Beratit. “Zona të veçanta si Kuçova dhe Belshi pritet të shënojnë edhe vlera deri në 43 gradë Celsius, Gjirokastra. Edhe kryeqyteti Tirana do të shënojë vlera deri 41 gradë Celsius. Po ashtu edhe zona malore si verilindja apo Kukësi do të shënojnë vlera deri në 39 gradë Celsius”.
Sipas sinoptikanëve vala e nxehtë nga Veriu i Afrikës ka bërë që temperaturat të rriten me 11 gradë Celsius më shumë sesa vlerat normale.