Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj tha se Reforma në Drejtësi po ecën në rrugën e duhur, e ndërsa theksoi se lufta nga korrupsioni po ecën me ritme të larta. Megjithatë, ajo evidentoi dhe sia sfida me të cilat po përballet Reforma në Drejtësi 5 vite nga themelimi i saj.
“Janë provë e një sërë arritjesh që kanë shërbyer si gur themeli në kapërcimin e sfidave, që tregojnë dse Reforma është në udhën e duhur. Është garantuar paanësia e sistemit të drejtësisë të pa ndikuar nga politika apo faktor të jashtëm. Lufta ndaj korrupsionit po njeh një kurbë rritëse duke shënuar me rezultate të prekshme dhe të mirëpritura. Pastrimi i sistemit nga gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar si dhe rezultat e SPAK janë domethënëse dhe shpresëdhënëse që dëshmojnë se reforma do të rikthejë besimin në drejtësi. Kushtetuesja dhe Gjykata e Lartë është ngritur, e dimë që sfidat e të cilat përballet Reforma nuk janë të pakta, vettingu duhet të vijojë më shpejta, vakansat e krijuar në sistem kanë sjellë nevojë rritjen e numrit të pranimeve në shkollën e magjistraturës, por duke ruajtur sistemin, rritja e eficensës do të ndihmohet edhe nga harta e re ligjore, një hap i rëndësishëm ishin dhe ndryshimet ligjore në maj të 2021”, tha ndër të tjera Gjonaj.