Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve, që të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Në 24 orët e fundit janë kryer 3039 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, pesë qytetarë në këto bashki: Nga 1 rast në Tiranë, Shkodër, Lezhë, Has, Shijak.
Aktualisht janë 86 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitali Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 7 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Janë shëruar 3 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,050 që nga fillimi i epidemisë.