Ditët e fundit në media apo edhe në rrjetet sociale, është lakuar shumë emri i Sekretarit të Përgjithshëm të Republikës së re, Gazment Bardhi.
Fillimisht në rrjete sociale dhe në media u komentua fakti, që Gazment Bardhi tashmë shoqërohet me badigardë.
Se kush e kërcënon Gaz Bardhin apo nga çfarë ka frikë ky i fundit, këtë përgjigje mund ta japë vetëm ai.
Por, një tjetër detaj që bie në sy, është fakti se duket se disa personazhe mediatikë apo politikë, janë “vërsulur” në kritika, a thua se fajin për humbjen e zgjedhjeve e ka Gaz Bardhi.
Kujtojmë këtu fillimisht professor Mark Markun, i cili në Kuvendin e PD ishte mjaft kritik për gjendjen ku ndodhet PD sot, për mënyrën e drejtimit, por sigurisht pa lënë mënjëanë, edhe Gazin e Lulit.
Më tej nëpër rrjete sociale kishte dhe shumë komente, qëndrime. Njëri e sulmonte, e tjetri e mbronte. Duke ardhur deri edhe tek “lëpirjet” e djeshme të kreut të degës numër 4 të PD në Tiranë, i cili e quante Gazment Bardhin, si kundërshtarin gjigant të Edi Ramës.
Por, të quash Gaz Bardhin si fajtor për humbjen e PD-së, apo ta quash kundërshtarin gjigant të Edi Ramës, kjo është më shumë sesa qesharake.
Por dardha e ka bishtin prapa dhe detajet tregojnë një tjetër anë.
Me të ashtuquajturat “sulme” ndaj Gazment Bardhit, duket se përfitues ka dalë vetë kreu i Republikës së re, Lulzim Basha.
Përqëndrimi i vëmendjes tek Gazment Bardhi, e ka lënë të qetë Lulin, ndërsa ky i fundit vijon “betejat me mullinjtë e erës”, në ëndërrat në gjumin e tij të thellë.
Pra nga njëra anë gjasme sulmohet Gazment Bardhi, por ama Basha vijon i qetë pushimet. Gjë që në fakt të bën të dyshosh se është një skenar i pastër, që “Luli të flejë i qetë”.
Premtoi “beteja të mëdha” kundër regjimit Rama-Doshi, sikurse e cilëson ai, por në fakt të vetmen betejë që bëri është ajo për mbajtjen e karriges së kryetarit. Fillimisht me zgjedhjet e 13 qershorit, e më pas me ndryshimet në statut, duke “minuar” kështu karrigen e tij.
E tani që servilët ia “vërsul” Gaz Bardhit, ai mund vetë mund të vazhdojë të flejë i qetë.(CNA)