Një trup i tonifikuar, lëkurë e pastruar e fytyrës, flokë gjithnjë me shkëlqim e bëjnë të vështirë përcaktimin e moshës së një personi, megjithatë ekziston një pjesë e trupit që, më shumë se çdo tjetër, tenton të zbulojë moshën tonë të vërtetë. ”Dhe ato janë duart”, sipas faqes në njohur mjekësore italiane pazienti.it. Këto, ndoshta më shumë se fytyra, përfaqësojnë një shenjë të sinqertë të moshës së vërtetë.
Pse duart duart plaken më herët? Në përgjithësi, ne priremi të kujdesemi për fytyrën, trupin dhe gjithmonë jemi duke kërkuar teknologjitë më të fundit që mund të ngadalësojnë shenjat e plakjes, por neglizhojmë duart, të cilat na tradhtojnë, duke treguar moshën tonë të vërtetë.
Thjesht mendoni se sa shpesh ne jemi të magjepsur nga gishtat e pianistëve, duart e holla dhe të ngushta dhe sa herë kemi qenë të shqetësuar nga duart që na duken shumë të moshuara në krahasim me zonat e tjera të tilla si fytyra.
Nëse e mendojmë, nuk duhet të habitemi. Duart përdoren, keqtrajtohen, ato bien në kontakt me gjithçka, me detergjentë, substanca agresive të përdorura për pastrimin dhe dezinfektimin e shtëpisë, kimikate të të gjitha llojeve, agjentë fizikë të tilla si drita, dielli dhe të ftohtit.
Për më tepër, duart, pikërisht sepse janë vazhdimisht të ekspozuara ndaj rrezeve të gjata ultravjollcë, të cilat stimulojnë melanogjenezën. Ato mund të bëhen të mbuluara me njolla të errëta; këto njolla janë të ashtuquajturat lentigos diellore (ose senile).
Një faktor tjetër që rrit plakjen e duarve tona janë sapunët e lëngshëm. Për të qenë në gjendje të kuptoni se sa e vjetër është lëkura e duarve tona, thjesht bëni provën e elasticitetit: shtypni lëkurën në pjesën e pasme të dorës midis gishtit tregues dhe gishtit të madh, pastaj lëreni. Sa më shumë kohë që duhet të kthehet në pozicionin e saj origjinal, aq më e vjetër është lëkura.