Achraf Hakimi është zyrtarisht lojtar i PSG. Nuk kishte dyshime, pasi klubet kishin arritur marrëveshjen dhe mbrojtësi sot kaloi edhe testet mjekësore.
Klubi francez ka dalë me komunikatë dhe bën me dije se Hakimi është i tyre deri më 30 qershor 2026.
Interi do të përfitojë 60 milion euro të sigurta, si dhe 8 milion të tjera prej bonuseve. Këto të fundit maksimalisht kapin shifrën 11 milion euro.
Edhe për Hakimin ka një kontratë të mirë në aspektin financiar, pasi do të përfitojë 8 milion euro në sezon.