Aeroporti Ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’ ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë ata qytetarë që duan të udhëtojnë drejt Spanjës. Përmes një deklarate në faqen zyrtare të ‘Facebook’ TIA bën me dije se udhëtarët që duhan të nisen drejt këtij shteti duhet si fillim të paraqesin një Formular të Kontrollit Shëndetësor, i cili duhet të plotësohet 48 orë para nisjes së fluturimit dhe pas dorëzimit, duhet të merrni një e-mail me një kod QR që do t’ju lejojë të hyni në aeroportin e destinacionit.
NJOFTIMI NGA TIA: Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë për në Spanjë! Nëse jeni duke përgatitur një udhëtim për në Spanjë, ju rikujtojmë se për shkak të krizës shëndetësore COVID-19, do të jetë e detyrueshme të paraqisni një Formular të Kontrollit Shëndetësor pas mbërritjes në aeroport dhe të merrni më pas një kod QR. Ju mund të përdorni formularin në faqen e internetit www.spth.gob.es ose të shkarkoni aplikacionin Spain Travel Health në celularin tuaj nga e njëjta faqe në internet.
Ju duhet të plotësoni Formularin e Kontrollit Shëndetësor në faqen e internetit ose në aplikacion 48 orë para fluturimit. Pasi ta dorëzoni, do të merrni një email me një kod QR që do t’ju lejojë të hyni në aeroportin e destinacionit. Mund ta printoni kodin ose ta ruani në telefonin tuaj celular. Formularët e printuar nuk pranohen. Nëse nuk e keni kodin QR, nuk e keni të mundur udhëtimin. Në aeroportin e mbërritjes Në aeroportin e destinacionit, ju duhet të tregoni kodin QR që do të skanohet në mënyrë që të keni mundësi të hyni në terminal dhe të merrni bagazhet tuaja.
Ndërkohë mbeten në fuqi: Hiqen të gjitha kufizimet për qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë në Spanjë. As testi, as vaksinat nuk janë të detyrueshme. Mjafton bileta, pasaporta dhe maska. Ju lutem vetëm të plotësoni Formularin e Kontrollit Shëndetësor (FCS).
Nëse 14 ditët e fundit keni vizituar vende të tjera përpara udhëtimit në Spanjë, ju duhet patjeter PCR i 48 orëve të fundit, vaksinat e miratuara nga EMA apo OBSH, apo vërtetim i autoriteteve shëndetësore që e keni kaluar Covid 19. Ju faleminderit për bashkëpunimin, Tirana International Airport.