“Është në të mirën e gjithë vendit kur gratë janë të suksesshme dhe kanë mundësi të barabarta”, u shpreh ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim duke iu drejtua një grupi sipërmarrësesh të ardhshme në aktivitetin për prezantimin e grupit të Akademisë së Grave Sipërmarrëse për vitin 2021, një projekt i mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, në bashkëpunim me qendrën Ideo dhe Destil Creative Hub.

Ambasadorja Kim shprehu admirimin e saj për gratë dhe i nxiti ato të ngulmonin përballë çdo dështimi me të cilin ato mund të përballen gjatë udhëtimit për ndërtimin e bizneseve të tyre.

Ambasadorja Kim nënvizoi rolin e tyre të rëndësishëm në sektorin e biznesit në Shqipëri dhe vlerën e kontributeve të tyre në shoqëri. Kim theksoi se është në të mirën e gjithë vendit kur gratë janë të suksesshme dhe kanë mundësi të barabarta.