Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla shprehet i pikëlluar për lajmin e aksidentit tragjik ku humbën jetën 10 veta mëngjesit e ditës së sotme në Kroaci.
Balla përmes rrjetit të tij social Facebook, shkruan se i bashkohet ngushëllimeve për familjet e viktimave dhe shpreson që të lënduarit të shërohen sa më shpejtë.
Falënderim për autoritetet e Qeverisë së Kroacisë Andrej Plenković për masat e marra në mënyrë të menjëhershme nga autoritetet vendore shëndetësore, shkruan ai në fund.