Facebook i është kundërpërgjigjur Presidentit të SHBA, Joe Biden, i cili akuzoi kompaninë se po ‘vret njerëz’ duke lejuar qarkullimin në platformën e saj dezinformim në lidhje me vaksinën COVID-19.

Një zyrtar i Facebook, tha se Shtëpia e Bardhë po kërkonte ‘kurban’ për shkak se nuk kishin arritur qëllimin me vaksinimin. Administrata e Biden shpresonte që 70 për qind e të rriturve amerikanë do të ishin vaksinuar kundër COVID deri në Ditën e Pavarësisë, një qëllim që nuk u arrit.

“Ne nuk do të shpërqendrohemi nga akuzat që nuk mbështeten nga faktet. Më shumë se 3.3 milion amerikanë kanë përdorur platformën tonë për të gjetur se ku do të vaksinohen. Faktet tregojnë se Facebook po ndihmon në shpëtimin e jetës” deklaroi një zëdhënës i Facebook.