
Nicolò Fagioli, Gianluca Frabotta dhe Alessandro Di Pardo u përjashtuan për arsye disiplinore nga ndeshja miqësore midis Juventus dhe Cesena, dalja e parë zyrtare e Bianconereve të Allegri që filloi në orën 6 pas dite.
Futbollsitët në fjalë, në fakt, janë dënuar për shkak se kanë thyer disiplinën dhe kanë shkuar me vonesë në stërvitjen e fundit.
Allegri e ka nisur kështu me një dorë të hekurt aventurën e tij bardhezi.