Ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë, Peter Zingraf këtë të premte ka qenë në Korçë ku ka komentuar edhe hapjen e negociatave.

Diplomati gjerman u shpreh se çështja e hapjes së negociatave është një pyetje një milion dollarëshe, sipas tij duhet të respektohen premtimet, por jo çdo gjë është në dorën e Gjermanisë.

“Është një pyetje 1 milion dollarshe, ne donim, do të punojmë me partnerë dhe ende shpresojmë që do të jete ajo dritarja e mundësisë, ne e kemi të nevojshme, ne duam t’i respektojmë premtimet tona si Bashkim Europian, por nuk varet nga ne, dhe po ne duam të shkojmë atje dhe të bëjmë gjithçka që mundemi me partneret”, tha ambasadori.

Ndërkaq në lidhje me pyetjen për parlamentin e ri në shtator Zingraf është shprehur se këtë herë do të kemi një kuvend ndryshe pasi kemi rikthimin e opozitës.

“Unë e kuptoj që do të kemi nje parlament ndryshe përsëri pas rikthimit të opozitës në parlament dhe të dy partnerët kanë thënë që reforma zgjedhore duhet të vazhdoje pasi ka gjera që nuk janë zgjidhur vitin e kaluar dhe secili partner është shprehur që do të shkojnë pas asaj çfarë ka mbetur mbrapa, unë do të mirëprisja vazhdimësine e procesit të kësaj reforme, kjo eshte cfare i përket parlamentit”, ka thënë ai.

Ndërkaq i pyetur për për reformën në drejtësi, ai tha se kjo është çështje që ka efektet e saj për të ecur përpara.

“Kjo është gjithmonë një çështje, ne e kemi parë që reforma ka efektet e saj dhe ka nevoje për kohë që të ece përpara, reforma kërkon të gjithë mbështetjen, me mbështetje mund të arrihet, qasjet pragmaike dhe praktike mund të ndihmojnë institucionet që të vendosin të çojnë përpara arkitekturën e re te reformës, dhe ka nevoje të vazhdojë te ece përpara.”