Ambasadorja Yuri Kim ka mbërritur pak momente më parë në ambientet e SPAK në Tiranë. Bëhet me dije se Kim zgjodhi të bëjë këtë vizitë për të prezantuar hetuesit e rinj të Byrosë Kombëtare të Hetimit, një njësi e ngritur posaçërisht me mbështetjen e amerikanëve.
Krahas kësaj, vizita e Kim në SPAK vjen një ditë pas takimeve të rëndësishme të Reeker në Tiranë dhe mesazheve të tij për inesifikimin e luftës kundër korrupsionit dhe forcimin e shtetit ligjor. Mësohet se veç të tjerash Yuri Kim takoi Arben Krajën dhe Aida Hajnajn.