Kryeministri Boris Johnson ka kërkuar kujdes pasi shumica e kufizimeve të pandemisë janë hequr sot në Angli.

Tani nuk ka kufizime se sa njerëz mund të takohen ose të marrin pjesë në aktivitete, ndërsa klubet e natës janë gjithashtu të hapura pas menate. Maska rekomandohet në disa ambiente, por nuk kërkohet me ligj.

Kryeministri, kancelari dhe sekretari i shëndetësisë, të cilët janë vetëizoluar kanë paralajmëruar se rastet po rriten. Disa shkencëtarë po parashikojnë që infeksionet në MB aktualisht me rreth 50,000 në ditë mund të arrijnë 200,000 në ditë më vonë gjatë verës.

Sakaq, qeveria shpreson që përhapja e vaksinave të koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar do të ndihmojë në mbrojtjen e vendit edhe kur infeksionet rriten në nivele që janë parë për herë të fundit në janar.

“Nëse nuk e bëjmë tani duhet të pyesim veten, kur do ta bëjmë ndonjëherë,” tha Johnson në një mesazh me video.

“Ky është momenti i duhur, por ne duhet ta bëjmë atë me kujdes. Duhet të kujtojmë se ky virus është fatkeqësisht akoma këtu, ” shtoi ai.