Artan Hoxha (presidenti) thotë se Amerika e ka të vështirë ta fitojë betejën me Sali Berishën. Sipas tij, ky i fundit nuk është person por histori.
Shkrimi i plotë Dje, ambasadoresha amerikane ju tha shqiptarëve, me fraza ca më të shkoqura se zakonisht diplomatikisht, se i paskësh kërkuar Lulzim Bashës të largojë Sali Berishën nga grupi parlamentar demokrat me çeljen e sezonit të ri. Duket se linja zyrtare që qeveris aktualisht ShBA, pas shpalljes së ndalimit të hyrjes së Sali Berishës dhe familjes se tij në këtë vend, synon të arrijë një rezultat të ngjashëm me rastin e Tom Doshit, i cili, pasi fitoi betejën zgjedhore, me Amerikën zyrtare kundër, dha dorëheqjen edhe nga mandati parlamentar edhe nga kryesimi i partisë së vet.
Lidhur me aktin e Sekretarit Blinke në raport me Sali Berishën, dëmin qe ky akt i sjell demokracisë në Shqipëri duke favorizuar krahun e fuqizuar Rilindës e të mbipushtetshëm dhe pasojat e pritëshme i kam trajtuar në shkrimin “Kur ia fut kot edhe Amerika” me 22 maj ndaj nuk po zgjatem. Që nga ai moment i parë linja zyrtare amerikane duket se ka tentuar të bindë drejtpërdrejt Sali Berishen të terhiqet. Vetëterheqja e tij është parë si rruga e mesme edhe nga opinioniste të ndryshem, kryesisht kritikë të Sali Berishës, e që në një farë mënyre kanë shprehur atë që edhe mund të kenë degjuar a tu jetë thënë në takimet e ngushta gjysmë formale e gjysmë diplomatike. Në një rast të këtille edhe Berisha do shmangte një betejë të pafitueshme, edhe PD shpëtonte nga ky siklet, edhe ShBA arrinte objektivin. Me fantazistët shtojnë se kjo hap rrugë për ndëshkime të mirëfillta majtas nga drejtësia e reformuar e nën kontrollin amerikan.
Mund të jetë edhe kështu por kështu nuk ka gjasa të ndodhë sepse që në fillim ishte e qartë se as Sali Berishën nuk ka “bir nëne a bir k ur ve” ta tërheqë nga beteja për dinjitetin e vet (perveç nëse i plotfuqishmi e merr në gjirin e vet); as Amerika zyrtare nuk tërhiqet nga kjo betejë dinjiteti prej superfuqie (përveç nëse ndryshon thelbësisht raporti politik i forcave atje për të tjera aresye); as PD nuk ndahet dot nga Sali Berisha jo thjeshtë si person por si histori, botëkuptim, përbërje shoqërore (perveç nëse ndahet me dysh, me tresh, rrudhet fort a shkërmoqet për fare).
E meqë dy faktorët e parë janë më stoike e të pandashëm, i gjithë presioni do bjerë mbi PD, Lulzim Bashën, kryesinë e re (në pritje për tu zgjedhur), grupin e ri parlamentar, keshillin e ri kombëtar. PD do duhet të mbajë qëndrim tashmë që kërkesa për “atvr as je” po bëhet ashiqare nga Amerika Zyrtare. Po aq ashiqare sa edhe Edi Rama e tha në Opinion, fill pas zgjedhjeve të 25 prillit, si dobësi apo paaftesi e Lulzim Bashës dhe aresye thelbësore pse ai nuk fiton ndaj tij si shembulli përfekt i “atvr asjes”. Njehsim i plotë mes linjës zyrtare amerikane dhe asaj rilindëse, por edhe kjo nuk është gjë e re. Prej vitesh tashmë. Konfirmim ky si i vetmi lajm i keq, i përsëritur, nga fronti amerikan për demokracinë e mjerë shqiptare.