Kadastra shqiptare ka nisur një procedurë të re të evidentimit të problematikave me pronën që kanë qytetarët me këtë institucion. Iniciativa më e fundit e lancuar nga Kadastra është një furgon shëtitës I kësaj agjencie, që do të shkojë në cdo zonë për të kontaktuar vetë qytetarët që nuk kanë mundësi të paraqiten pranë zyrave apo që nuk kanë dijeni sesi bëhen procedurat online në E-Albania.
Madje Lame, I cili kohët e fundit ka dalë shpesh në konferenca për shtyp për të sqaruar ligjin 20/20 që zgjidh përfundimisht problemet me pronën, siç shihet edhe nga kjo foto siguruar nga Newsbomb Albania, ka shkuar me furgonin shëtitës në Lanabregas, aty ku bashkë me drejtoreshën e Kadastrës për Tiranën Rurale 1, Risena Xhaja, kanë kontaktuar me banorët dhe janë njohur me shqetësimet e tyre. “Mjafton edhe prezenca juaj këtu për të kuptuar se çfarë mali problemesh kanë pronat në Shqipëri. Eshtë gjëja më e thjeshtë që të rrish në shtëpi pse s’bëhet kjo apo ajo. Po është një mal problematikash të filluara që në vitet 30-40 apo edhe më parë që po përpiqemi ti japim drejtim. Ligji 20/20 zgjidh pjesën dërmuese të problemeve me pronën. Kërkohet vullnet nga qeveria dhe institucioni dhe bashkëpunimi I njerëzve. Ne po shkojmë direkt në terren për të parë se cka ndodhur.
Ju bëj thirrje qytetarëve të afrohen për të thënë problematikat. Atë që nuk u bë për 50 vite do ta bëjmë brenda disa vitesh sepse edhe shumë gjera janë zgjidhur”, tha kreu I Kadastrës Shqiptare, Artan Lame për median.