Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, vijon të futet thellë e më thellë në një skandal të publikimit të audiove të tij, në të cilat ai dëgjohet duke i fyer rëndë legjendat e Real Madridit. Në një audio tjetër të zbuluar të mërkurën, Perezi e godet një trajner të rëndësishëm në historinë e Real Madridit, Vicente del Bosque.
Në bisedën e zbuluar nga El Confidencial, e xhiruar në vitin 2006, Perezi tallet me, sic i quan ai, paaftësitë e Del Bosquen për ta bërë punën e trajnerit dhe qesh me mendimin se ai mund të jetë trajner i Kombëtares së Spanjës një ditë. “Ai nuk di ta bëjë punën e trajnerit, e as nuk di asgjë për taktikat. Ai është budalla”, thotë Perezi në audion nga viti 2006.
“Askush nuk i ofron Vincente del Bosques punë sepse të gjithë e dinë se ai nuk është trajner. Del Bosque është gënjeshtra më e madhe që e kam parë në jetë”. “Pyeteni presidentin e Besiktasit (Yildirim Demiroren) çfarë thotë për të. (Del Bosque) nuk është trajner, (Jose Antonio) Camacho është”.
Del Bosque ka qenë trajner i Real Madridit nga viti 1999 deri më 2003 dhe e fitoi Ligën e Kampionëve më 2001. Pavarësisht komenteve të Perezit, Del Bosque e mori në dorë Kombëtaren e Spanjës dhe e fitoi Kupën e Botës më 2010 dhe Kampionatin Evropian më 2012. NË audiot e publikuara ditëve të fundit, Perezi i ofendoi edhe legjendat më të mëdha të Real Madridit, si Rual Gonzalezin, Iker Casillas, Cristiano Ronaldo dhe Jose Mourinho.