Taulant Balla ka marrë pjesë në samitin Botëror të Partive Politike, së bashku me Partinë komuniste të Kinës. Kryetari i Grupit Parlametar të PS bën me dije se në samit është diskutuar mbi marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Balla shkruan se mes bashkëpunimi ekonomik midis Shqipërisë dhe Kosovës është rritur. Balla thekson se 8% të totalit të vëllimit tonë tregtar e zë Kina, ndërsa eksportet shqiptare drejt po rriten ndjeshëm.

“Në Samitin Botëror të Partive Politike me PK të Kinës. Mes Shqipërisë dhe Kinës ekziston një klimë e mirë bashkëpunimi dypalësh, me një nivel të kënaqshëm të dialogut politik dhe të shkëmbimit të vizitave dypalëshe. Bashkëpunimi ekonomik midis dy vendeve është rritur. Kina zë afër 8% të totalit të vëllimit tonë tregtar, ndërsa eksportet shqiptare drejt Kinës po vazhdojnë të rriten ndjeshëm”, shkruan Balla.