Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj mori pjesë sot në takimin e 30-të vjetor të Bordit të Guvernatorëve të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Denaj theksoi se “BERZH llogarit rreth 1.6 miliardë euro investime në Shqipëri në sektorë të ndryshëm”. “Axhenda jonë e përbashkët reflekton angazhimin drejt integrimit europian me fokus Axhendën e Gjelbër, transformimin dixhital dhe zvogëlimin e hendekut gjinor.
Denaj siguroi se do të vijojmë bashkëpunimin për të garantuar zbatimin e projekteve që mbështesin zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë.