Situata në Fier për shkak të zjarrit që përfshiu vendgrumbullimin e mbetjeve urbane prej 4 ditësh por shkon drejt normalizimit. Kreu i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi ka publikuar pamje nga fusha e mbetjeve duke theksuar se po i jepet fund kësaj sfide. “Pas 4 ditë “lufte” me zjarrin, jemi këtu: duke i dhënë fund kësaj sfide. Mirënjohje gjithë burimeve njerëzore të cilët u përballën aq afër me flakët dhe ndotjen mjedisore për orë e orë të tëra”, u shpreh Subashi.
Ndotja e shkaktuar nga rënia e zjarreve në fushën e mbetjeve urbane vuri përballë një situate jo të zakontë mjedisore qytetarët dhe qytetin e Fierit. Bashkia u angazhua maksimalisht për vënien në kontroll të gjithë situatës.