Pandemia tani mbetet një problem i atyre që nuk duan të vaksinohen, deklaroi presidenti amerikan Joe Biden, gjatë një debati në stacionin e njohur publik informativ amerikan, CNN.
Presidenti komentoi edhe mbi situatën e rritjes së rasteve të reja me Covid-19 në SHBA, që janë trefishuar në dy javët e fundit, ku 80% e të infektuarve lidhen me variantin Delta.
“Nëse jeni të vaksinuar nuk rrezikoni të shtroheni në spital ose të përfundoni në njësinë e kujdesit intensive, ose më keq akoma, të vdisni”, theksoi presidenti duke bërë thirrje për vaksinim.