Blerim Muharremi, i njohur me emrin e artit si Blero feston sot 43-vjetorin e lindjes. Mes shumë urimeve në këtë ditë sepeciale, atë më të veçantin Blero e mori nga bashkëshortja e tij Afrona Dika. Kjo e fundit ka ndarë në Instagram dy foto të çiftit nga dita e martesës dhe i ka dedikuar partnerit fjalët më të ëmbla. “Gëzuar ditëlindjen burrit më të adhuruar, të kujdesshëm dhe zemërmirë në planet. Të dua shummm my partner, my hero, my everything. PS: Jam shumë krenare për ty”, shkuan Afrona në urimin e saj.
Para disa javësh u përfol se Afrona Dika ishte në pritje të ëmbël e se do të sillte së shpejti në jetë një bebush. Mirëpo më vonë “Prive” mësoi se ky lajm nuk ishte i vërtetë dhe këtë gjë e bëri të ditur vetë Afrona. Madje ajo tregoi se ata si çift nuk e kanë në plan për momentin që të bëhen prindër. Ata vazhdojnë të jetojnë larg njëri-tjetrit për shkak të angazhimeve profesionale dhe kjo gjë e bën akoma më të vështirë lidhjen e tyre. Blero mendon që të shpërngulet për të jetuar në Zvicër pranë Afronës dhe sapo kjo të ndodhi, dyshja do të nisin planet për zgjerimin e familjes.
Më herët, Blero ka treguar se ai e kuptoi shumë shpejt, madje më shpejt nga ç’mund ta mendonim ne, se Afrona ka qenë e duhura për të. Vetëm gjysmë ore pasi ka komunikuar me të, Blero ja ka prezantuar Afronën familjes së tij. “Atë natë që filluam të komunikonim në Facebook isha në Gjermani me familjen tek daja im. Unë po pija cigare jashtë dhe duke komunikuar me Afronën më çoi një foto, shkova brenda dhe ishim 20 a 30 veta dhe i thashë ndalun veç pak, a po ju pëlqen kjo? Ata thanë oo sa e bukur . Ne sa nisëm të flisnim, ishte dita e parë, ora e parë. Unë bëra një selfie me familjen dhe ia çova. E prezantova Afronën me familjen në gjysmë orën e parë, zakonisht nuk kam tek familja t’i them a po ju pëlqen kjo, nuk ka ndodhur kurrë në jetë”, ka treguar Blero.