Mbi 4 milionë persona kanë vd ek ur nga COVID-19, sëmundja që shkakton koronavirusi, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë, ndonëse shifra zyrtare besohet se është më e vogël sesa numri i vi kti ma ve nëpër botë. Shumë shtete janë duke raportuar për trende shqetësuese, teksa varianti Delta i koronavirusit, vazhdon të përhapet, duke shtyrë disa vende në Azi që të rikthejnë masat kufizuese, ndërkohë që shtetet e pasura hapen.

“Bota është në një pikë të rrezikshme në këtë pandemi”, ka thënë shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus. Japonia pritet të nisë zbatimin e masave të reja kundër koronavirusit, duke përfshirë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Tokio, vetëm disa javë para nisjes së Lojërave Olimpike Verore.

Organizatorët do të takohen më 8 dhe 9 korrik për të shqyrtuar mundësinë e ndalimit të spektatorëve në këto Lojëra, pasi ka shqetësime se numri i madh i atletëve dhe turmave të mëdha, mund të rrisin shkallën e infektimit. Spektatorëve të huaj, veçse u është ndaluar të marrin pjesë në këtë organizim./REL