Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka deklaruar se varianti “Delta” po ngatërrohet me gripin e zakonshëm, për shkak se simptomat janë të njëjta.
Ai u shpreh se simptomat kryesore të variantit “Delta” janë dhimbja e kokës, e fytit, sekrecionet e hundës dhe temperatura, ndaj çdo person që ka këto simptoma duhet të kërkojë të bëjë test të shpejtë ose tampon.
“Asnjë virus nuk e ndalon dot që të hyjë.Për fat të keq “Delta” ka ndryshuar simptomatologjinë, pasi paraqitet më shuëm si rrufë sesa si COVID-i në këto momente.
Ngatërrohet shumë me rrufën e vërtetë dhe gripin e zakonshëm. Simptomë kryesore janë dhimbja e kokës, e fytit dhe rrufa, sekrecionet nga hunda dhe temperatura.
Çdo person që ka këto simptoma të kërkojë tetsin e shpejtë ose tamponin, mos ta interpretojë si rrufë ose grip, pasi mund të jetë COVID ose “Delta”, tha Brataj për A2CNN.