Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka caktuar datën për seancën ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Seanca ndaj ish-ministrit Mediu do të mbahet më 27 korrik, në dhomë këshilli. Siç raporton gazetarja Lala, gjyqtar i çështjes do të jetë Erjon Çela. Ishte SPAK që kërkoi rigjykimin e Fatmir Mediut, pasi e akuzon si një nga ish zyrtarët përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit, me 26 të vr ar e dhe qindra të pla gosur me argumentin se ai nuk ka imunitet dhe mund të përballet me drejtësinë.
Gjykata e Lartë vendosi t’ia dërgojë këtë cështje për kompetencë GJKKO, me arsyetimin se me ndryshimet e fundit ligjore në kuadër të reformës në drejtësi, i takon asaj ta shqyrtojë dosjen penale ndaj ish-zyrtarit të lartë.