Fabio Cannavaro, kampion i botës dhe Top i Artë, i ka thuru elozhe trajnerit Roberto Mancini për triumfin në Europian.

Mancini duhet bërë shenjt menjëherë, natyrisht bashkë me Vialli-n. I kanë emocionuar të gjithë, siç bënin kur luanin. Mancio i ka dhënë oksigjen një ambienti që ishte në vështirësi. Tani, Italia duhet të vazhdojë të rritet, ka thënë Cannavaro për Tuttosport.

Në lidhje me Italinë:

Chiellini si unë në 2006-ën? Giorgio ka bërë një Europian super. Por fenomeni i kësaj Italia është një tjetër: Gigio Donnarumma. Habitem që, para Euro 2020, kishte nga ata që e konsideronin një portier normal.

Nuk ka asgjë normale te Gigio. Duke filluar nga një qetësi unike nëse mendojmë se është vetëm 22 vjeç. Të mëdhatë e Italisë kanë humbur një mundësi të madhe. Do të jetë portieri më i mirë për 10-15 vite. Të paktën do e shijojmë në kombëtare.