Aleksander Ceferin ‘ngel në klasë’ formatin e Euro 2020: “Turneu në shumë vende? Unë nuk do ta mbështesja më – pranoi presidenti i Uefa në një intervistë për BBC Sport një ditë para finales Itali-Angli -. Ishte shumë impenjativ.
Për disa arsye nuk është korrekte që disa ekipe duhet të përshkojnë më shumë se 10,000 km, ndërsa të tjerë vetëm 1,000 km. Nuk është e drejtë as për tifozët, të cilët duhej të ishin në Romë një ditë dhe në Baku ditën tjetër, vende të cilët janë katër orë e gjysmë fluturimi larg”.
Ceferin, që ende nuk ishte president i UEFA-s kur u zyrtarizua formati (në dhjetor 2012), theksoi vështirësitë e shumta logjistike që karakterizuan këtë edicion:
“Na u desh të udhëtonim shumë, në vende me juridiksione të ndryshme, monedha të ndryshme. Vende të BE dhe jo BE-së, kështu që nuk ishte e lehtë. Ishte një format që u vendos para se të merrja detyrën dhe e respektoj atë. Sigurisht që është një ide interesante, por është e vështirë të zbatohet dhe nuk mendoj se do ta bëjmë përsëri”e mbylli numri 1 i UEFA-s. Edicioni i ardhshëm i kampionateve evropiane, i planifikuar për në vitin 2024, do të mbahet në Gjermani, ndërsa vendi pritës për Euro 2028 pritet të vendoset në fund të vitit 2022.