Ish-presidenti i SHBA, Barack Obama i cili është mjaft aktiv në Instagram dhe mban një komunikim interesant me ndjekësit, ka publikuar disa prej librave të tij të preferuar si sugjerim për të lexuar këtë verë.

Ai shkruan se kjo traditë e sugjerimit të librave ka nisur prej kohësh kur ai ndodhej në Shtëpinë e Bardhë dhe ka vazhduar deri më sot.

Pavarësisht se mund të jeni duke kaluar kohën në plazh ose në shtrat në një ditë me shi, nuk ka asgjë me mirë se sa të uleni e të lexoni një libër këtë verë, shkruan ai duke i uruar të gjithëve që të shijojnë leximin.

Postimi i plotë i Barack Obama:

Pavarësisht se mund të jeni duke kaluar kohën në plazh ose në shtrat në një ditë me shi, nuk ka asgjë me mirë se sa të uleni e të lexoni një libër këtë verë. Ndërsa ishim akoma në shtëpinë e Bardhë, unë fillova të ndaj me ju librat e mi të preferuar të verës, dhe prej asaj kohe është bërë si një traditë e jona. Kështu që pa u zgjatur më shumë, ja disa prej librave të mi të preferuar që kam lexuar kohët e fundit. Shpresoj t’i shijoni po aq shumë sa i kam shijuar unë.

Lista e librave: