Klubi anglez i Chelsea është i interesuar për mesfushorin e Juventusit, Federico Chiesa. Klubi londinez kontaktoi me Juventusin dhe ofroi 100 milionë euro si shumë fillestare për transferimin e Chiesas.

Juventusi refuzoi të negociojë për transferimin e italianit 23-vjeçar tek Chelsea, shkruan gazetari i Bild, Kristian Folk. Chiesa ka luajtur shkëlqyeshëm në Kampionatin Evropian, ku fitoi vendin e parë me përfaqësuesen e Italisë. Chiesa shënoi dy gola në Euro 2020.