Në Gjermani nis sot vaksinimi i fëmijëve mbi 12 vjeç. Sipas mediave gjermane, janë gjithsej 23 qendra vaksinmi në Saksoni, ku do të vaksinohet kjo grupmoshë.
Për këtë qëllim, qeveria e Berlinit ka caktuar 27,000 doza të përgatitjes së injektimit të ndërmarrjes gjermane të bioteknologjisë BioNTech.
Vlen të përmendet se vaksina BioNTech është e vetmja e aprovuar deri më tani për fëmijët dhe adoleshentët në Gjermani.
Kushti për vaksinimin e tyre është që prindërit duhet të pranojnë dhe të jenë të pranishëm në vaksinim. Data e vaksinimit të dytë vlerësohet në fund të pushimeve verore.